FOTO/ Betimi i familjarëve: Rivarrimi i Isa Boletinit, vetëm në Boletin

FOTO/ Betimi i familjarëve: Rivarrimi i Isa Boletinit, vetëm në Boletin

172
0
Shares

“Jemi të befasuar shumë për të mirë, nga reagimet anembanë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe diasporës, me të cilat vlerësohej lartë kontributi dhe personaliteti i gjyshit tonë Isa. Nuk u hamendëm fare që të tërheqim pëlqimin tonë për rivarrosjen e eshtrave në Vlorë, edhe pse kemi respekt të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Ismail Qemalin. Mirëpo, ishte e qartë se populli e respekton dhe e donë shumë Isën në Kosovë, përkatësisht në Boletinin e tij, që me asgjë nuk e ndërroi. Tash të gjithë familjarët, bashkëfshatarët, qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, jemi unik dhe të vendosur që rivarrimi të bëhet vetëm në Boletin she askund tjetër”

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar në Kompleksin e Kullave në Boletin, familjarët e heroit Isa Boletini, të cilit edhe njëherë i kanë rikonfirmuar vendimin e prerë të tyre se eshtrat e heroit do të rivarrosen vetëm në Boletin dhe askund tjetër, më 10 qershor të këtij viti, ashtu siç kishin vendosur institucionet më të larta të Republikës së Kosovës.
Në takim ishte i pranishëm edhe imami Mulla Asllan Murati, i cili për më shumë se 15 vjet i kishte ruajtur në një vend të fshehtë eshtrat e heroit, Isa Boletini.
bl2Nipi i heroit, Xhavit Boletini dhe stërnipi Gazmend Boletini, u shprehën se pas reagimit në respekt dhe mbrojtje të vlerave dhe figurës së heroit Isa Boletini, si dhe kërkesës unanime që rivarrimi të bëhet në Boletin, u penduan dhe kuptuan gabimin që e kishin bërë duke u pajtuar që rivarrimi të bëhet përkohësisht në Vlorë.
“Jemi të befasuar shumë për të mirë, nga reagimet anembanë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe diasporës, me të cilat vlerësohej lartë kontributi dhe personaliteti i gjyshit tonë Isa. Nuk u hamendëm fare që të tërheqim pëlqimin tonë për rivarrosjen e eshtrave në Vlorë, edhe pse kemi respekt të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Ismail Qemalin. Mirëpo, ishte e qartë se populli e respekton dhe e donë shumë Isën në Kosovë, përkatësisht në Boletinin e tij, që me asgjë nuk e ndërroi. Tash të gjithë familjarët, bashkëfshatarët, qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, jemi unik dhe të vendosur që rivarrimi të bëhet vetëm në Boletin she askund tjetër”, thanë Xhaviti dhe Gazmendi.
isa boletiniDuke e ripërsëritur se përveç Boletinit, nuk ka alternativë tjetër për rivarrosjen e eshtrave të heroit Isa Boletini, familjarët thanë së nëse institucionet e Kosovës nuk e mbështetin vullnetin e familjarëve dhe të qytetarëve që rivarrimi të bëhet në Boletin, atëherë do ta bëjnë këtë bashkë me institucionet komunale, apo edhe vetëm ata, me ceremoni të thjeshtë familjare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY