Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ BE: Zgjedhjet test për integrimin, kujdes me cilësinë e reformave

18/05/2015
FOTO/ BE: Zgjedhjet test për integrimin, kujdes me cilësinë e reformave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është mbajtur sot në Bruksel takimi i shtatë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE. Delegacioni shqiptar përfaqësohej nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Nga ana tjetër, delegacioni i Bashkimit Europian kryesohej nga komisioneri Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm i Letonisë, pasi Letonia ka presidencën e radhës së BE.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur nga Ministri Ditmir Bushati, komisionari Johanes Hahn dhe Ministri i jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics u theksua nevoja e vijimit të reformave për përmbushjen e kritereve për integrimin në BE.
gjoshaj1Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, duke iu përgjigjur interesit të mediave, ka nënvizuar se zgjedhjet lokale do të jenë një hallkë e rëndësishme në procesin e integrimit.
“Shpresoj që politikanët shqiptarë, të mësuar me retorika të forta, të qetësohen. Këto zgjedhje, sikurse në vitet e kaluara, do të monitorohen nga BE-ja. Shpresojmë që ato të jenë sipas standardeve”, ka thënë Hahn.
Komisioneri Hahn tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë përgjegjësi për qytetarët shqiptarë dhe politikën. Për sa i përket procesit të monitorimit të zgjedhjeve nga OSBE, Hahn tha se shpreson që raporti përfundimtar të përmbushë pritjet e BE-së.
“Mendoj se është përgjegjësi për qytetarët shqiptarë. Do ketë një grup vëzhguesish nga OSBE-ja dhe jam i kënaqur, shpresoj që raporti do të përmbushë pritjet tona”, tha Hahn.
Sa u takon reformave, zyrtari i lartë evropian ka nënvizuar rëndësinë e fokusimit të administratës shqiptare te cilësia e tyre dhe jo tek shpejtësia, duke i rekomanduar Tiranës zyrtare që të alternojë këta dy faktorë.
“Jam optimist se Shqipëria mund të tregojë aftësi solide në përmbushjen e 5 prioriteteve. Në fillim të vjeshtës do të kryhen vlerësimet e para dhe më pas do të shohim se si do të jetë raporti. Ne presim një progres të sinqertë”, ka thënë Hahn.
Ndërsa ministri i jashtëm i Letonisë, Rinkevics tha se “zgjedhjet në Shqipëri janë një test dhe një hap i rëndësishëm për integrimin në BE. Për sa i përket fushatës ai tha se politikanët duhet të qetësojnë pak deklaratat dhe të vijohet me procesin politik”, u shpreh Rinkevics.
“Po absolutisht i kemi konsideruar këto zgjedhje si një hap të rëndësishëm. Politikanët janë mësuar me retorika shumë të forta, ndoshta duhet të qetësohen pak deklaratat dhe të vijohet me procesin politik.
gjoshaj2Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, deklaroi se Shqipëria mbetet e angazhuar për implementimin e 5 prioriteteve të vendosura nga BE në kuadër të procesit të integrimit.
Shefi i diplomacisë shqiptare ka nënvizuar se krahas kësaj kërkese, të theksuar nga Brukseli, Këshilli i Stabilizim-Asociimit kërkoi vijimin e angazhimit të Shqipërisë në nivel rajonal sa i takon marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Më 8 Maj u konstituua edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit nën drejtimin e opozitës, nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

Kapet sërish në Vlorë peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit e ujërave të kripura

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Askush s’ka të drejtë të fajësojë shoqërinë shqiptare për korrupsionin

24/03/2026
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës

PD sqaron largimin e dy këshilltarëve nga grupi në Bashkinë Durrës

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.