Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emetimi 300 milionësh i Eurobondit në duart e “Deutsche Bank” dhe “JP Morgan Chase”

18/05/2015
Emetimi 300 milionësh i Eurobondit  në duart e “Deutsche Bank” dhe “JP Morgan Chase”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Financave shpalli fituese propozimet e paraqitura nga Deutsche Bank dhe JP Morgan Chase duke i përzgjedhur ato si Bashkë-udhëheqës kryesorë (Joint Lead Managers) për të drejtuar procesin e emetimit të Eurobondit 300 milionë euro nga ana e qeverisë shqiptare
Nga datat 22 prill – 11 maj 2015 në Ministrinë e Financave u shqyrtuan propozimet e paraqitura nga bankat për emetimin nga Republika e Shqipërisë të Eurobondit në tregun ndërkombëtar. Vlerësimi i propozimeve u bë mbi bazën e:
1. Eksperiencës së institucioneve në transaksione të ngjashme, prezencën e tyre në tregje dhe kapacitetin për sigurimin e financimit të kërkuar;
2. Risqeve të ndryshme që mbart secili prej propozimeve;
3. Kostos më të ulët efektive me të gjitha elementet e saj, si:
a) Afati i maturimit
b) Mënyra e shlyerjes
c) Komisionet, interesi dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në koston e huamarrjes në varësi të kushteve të tregut. Në përfundim të vlerësimit,
Shqipëria planifikon të ofrojë një eurobond të ri së shpejti, teksa qeveria planifikon të zhvendosë varësinë nga financimi i brendshëm tek investitorët e huaj, ka pohuar zëvendës ministri i financave Erjon Luçi, shkruan Bloomberg.
Qeveria do të shesë 300 milionë euro në tregjet ndërkombëtare dhe mund të rrisë kërkesën në rast se do të ketë kërkesë të mjaftueshme, tha Luçi në një intervistë në takimin vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po zhvillohet në Tbilisi, Gjeorgji.
“Ne do fillojmë me 300 milionë euro eurobonde për të paguar emetimin ekzistues”, tha Luçi.
“Por, nëse ka një reagim pozitiv, kjo shumë mund të arrijë deri në 500 milionë euro. Shqipëria, e cila po punon që të hyjë në Bashkimin Europian, ka nevojë të nxisë rritjen ekonomike, të konsolidojë financat publike dhe të reduktojë borxhin publik në 60 për qind të PBB-së deri në 2019-n, në bazë të programit që ka me FMN”, tha Luçi.
Shitja e bonove do të jetë më shumë një pagesë e eurobondit aktual dhe ushtrim i menaxhimit të borxhit, për shkak se qeveria është mjaft likuide, tha ai. Shteti ka gjithashtu një program mbështetës prej 250 milionë euro nga Banka Botërore në formën e një garancie, që mund të përdoret si amortizator në rast se kushtet e tregut përkeqësohen, tha ai.
Yield-i për Eurobond-in që do të maturohet në nëntor të këtij vit ra me 8 pikë bazë në 2.466 në 2:51 p.m. në Tiranë, sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg.
Qeveria nuk do të ulë parashikimin e rritjes për këtë vit sepse shifrat tregojnë se kërkesa e brendshëm po e kompenson në një farë mase rënien në kërkesën e jashtme, tha ai.
Si pjesë e programit të FMN-së, autoritetet po punojnë gjithashtu lidhur me një plan për një ulur nivelin e kredive me probleme, që është rreth 22 për qind. Disa reforma në sistemin gjyqësor mund ta bëjnë planin më dinamik dhe pak më të lehtë, tha Luçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026
7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
Apeli rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës “pezullim nga detyra”

Apeli rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës “pezullim nga detyra”

07/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026
7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.