DASH: Shqipëria vend i rrezikshëm, policia e pafuqishme për të luftuar bandat...

DASH: Shqipëria vend i rrezikshëm, policia e pafuqishme për të luftuar bandat kriminale

69
0
Shares

Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si një vend i rrezikshëm për të huajt dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policisë për të luftuar krimin. Raporti i publikuar pak ditë më parë flet për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri duke analizuar vitin 2014, ndërsa u bëhet thirrje shtetasve amerikanë që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tonë, në veçanti në zonën e Lazaratit.
Raporti është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti thekson se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje.
Sipas raportit në vitin 2014, krimi në përgjithësi dhe situata e sigurisë vazhdon të mbetet një shqetësim. Krimi ka vazhduar të rritet gjatë pesë viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi i rrugës është mjaft i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës.
Rritja më e dukshme e krimeve kanë qenë vjedhjet me thyerje, grabitjet dhe kallëzimet për dhunë në familje. Krimet e dhunshme kanë parë një rënie të vazhdueshme që nga 2011. Statistikat e fundit e krimit tregojnë një rënie në krimet e dhunshme (vrasje, tentativa vrasje, grabitje me forcë, plaçkitje të armatosura).
Policia shqiptare dhe Forcat e sigurisë vazhdojnë të korrin sukses në luftën kundër armëve pa leje dhe pazareve të drogës, por krimi i organizuar ende vepron në Shqipëri.
Trendi i mëparshëm në rritje i përdorimit të eksplozivëve, veçanërisht, eksploziv me telekomandë në automjete dhe në banesa private ka rënë 15 për qind, por janë ende alarmante shifrat e larta prej 72 shpërthimesh. Shumica e këtyre incidenteve kanë ndodhur në Fushë-Krujë, rreth 20 kilometra nga Tirana. Këto shpërthime kanë pasur si shënjestër individë të veçantë dhe që kanë qenë të lidhura me mosmarrëveshjet e brendshme mbi biznesin, krimet, ose në veprimtari politike dhe nuk kanë në shënjestër komunitetin ndërkombëtar.


Aspekte shqetësuese
• Situata e sigurisë është përmirësuar në Lazarat, megjithatë, Ambasada nuk lejon udhëtimin personal në zonë dhe vizitorët janë të dekurajuar fuqimisht të udhëtojnë në rajon.


Siguria rrugore dhe kushtet e rrugëve
• Të ngasësh makinën është jashtëzakonisht e guximshme dhe është një nga aspektet më të rrezikshme të jetesës dhe të punuarit në Shqipëri. Qeveria ka nisur një zbatim më të rreptë të rregullave të komunikacionit dhe ka filluar një fushatë të gjerë informuese në përpjekte për të bindur shoferët të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

• Megjithëse numri i aksidenteve rrugore ka rënë ndjeshëm në vitin 2014, Shqipëria është ende një nga vendet me numër më të lartë aksidenteve me automjete në Evropë.

• Kushtet e rrugëve janë të dobëta, veçanërisht në zonat rurale. Ndriçimi rrugor mund të jetë inekzistent, dhe atje ku ekziston, mund të fiket për shkak të ndërprerjes së energjisë.

• Qeveria ka ndërmarrë projekte të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërsa ka ndërhyrë në disa autostrada të mëdha, puna mund të jetë e paparashikueshme, dhe mungesa e sinjalistikës adekuate mund të jetë e rrezikshme për drejtimin e makinës dhe mund të shkaktojë konfuzion tek drejtuesit. Në shumë kryqëzime mungon sinjalistika dhe shenjat e ndalimit, duke sjellë modele agresive dhe shpesh të çrregullta të ngarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY