Arratisja plot enigma e Sulejman Osmanit nga policia maqedonase

Arratisja plot enigma e Sulejman Osmanit nga policia maqedonase

60
0
Shares

Një deklaratë e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me Sylejman Osmanin ka shtuar enigmat e arratisjes së tij nga policia edhe pse kishte luftuar në Kumanovë. Ahmeti ka thënë se nuk e njeh personalisht, por se gjatë konfliktit në vitin 2001, Osmani është arrestuar edhe nga ana e vetë UÇK-së.
Policia nuk ka treguar ende për mënyrën se si u arratis një nga të arrestuarit gjatë aksionit në Kumanovë. Ndërsa nga MPB-ja nuk i shpalosin detajet e arratisjes, tashmë në sy të publikut, ka dilema – nëse i paraburgosuri është arratisur apo është lënë i lirë nga vetë policia, thotë alsatm. Për këtë çështje, Ministria e Brendshme është e vendosur. Televizioni alsatm ka kërkuar diaa herë shpjegime nga policia por ka marrë vetem një përgjigje të turbullt: “Personi sigurisht që nuk është liruar me urdhër apo “qëllimisht”. Siç informuam tashmë, ngjarja është nën hetim, kështu që në këto momente nuk do të komentonim mbi spekulimet që sillen në publik”.
Sylejmani arriti t’i ikte policisë, në afërsi të fshatit Brezë ku ndodhej për t’u treguar policëve se ku ishin fshehur armët e vjedhura nga Kulla Kufitare e Gushincës. Në deklaratën që kishte dhënë fillimisht në një bisedë me Xhezair Shaqirin, i njohur si komandant Hoxha, ai theksonte se ishte arratisur nga frika se mund ta vrisnin. Ai ia mbathi në pranga, pavarësisht paralajmërimeve të policisë që hapi zjarr ndaj tij. Historinë e tij, ai e tregoi më pas edhe për televizionin publik të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY