The Economist, harta e banimit të shqiptarëve

The Economist, harta e banimit të shqiptarëve

92
0
Shares

Revista e njohur The Economist, në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka publikuar hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në very të Ballkanit.Harta edhe pse pretendon se paraqet vendbanimet e shqiptarëve në Ballkan nuk përshkruan gjë në pjesën jugore, që I bie veriperendimi I Greqisë, Camëria e banuar prej shqiptarëve.
Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve atje.

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnike, njëjtë si në vitin 2001”, shkruan The Economist.

Në vijim ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.“ Një e katërta e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë; pasi lufta ishte shmangur 14 vjet më parë, pushteti ka qenë i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoks dhe flasin një gjuhë sllave, dhe shqiptarëve kryesisht myslimanë”, shkruan revista e njohur. Express

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY