Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kërkime të reja për naftë në tokë dhe det, qeveria hap garën për koncesion të 7 blloqeve

16/05/2015
Kërkime të reja për naftë në tokë dhe det, qeveria hap garën për koncesion të 7 blloqeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për tre blloqet e para hidrokarbure, ata me numër 4 dhe 5 si dhe bllokun e Dumresë, afati i dorëzimit të ofertave nga kompanitë private është 15 qershori i këtij viti

Pas dhjetë ditësh përfundon afati i ofertave edhe për 4 zona të tjera, Joni 5 në det, atë të Rodonit, Panajasë dhe bllokut C.
Deri më tani, zonat hidrokarbure ishin nën administrimin e Albpetrol dhe ka qenë kjo kompani që i ka transferuar ato tek privatët përmes negociatave të drejtpërdrejta. Me ndryshimin e ligjit qeveria thotë se blloqet e reja do t’i nënshtrohen garës në një proces të hapur dhe fituesi do të zgjidhet përmes kritereve të paracaktuara.
Pas përfundimit të procesit, marrëveshja me kompaninë e përzgjedhur fituese do të negociohet dhe nënshkruhet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Përmes riaktivizimit të kërkimeve hidrokarbure, qeveria shpreson të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë, edhe pse industria e naftës gjendet në një moment të vështirë.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Disa nga kompanitë që shfrytëzojnë vendburimet e naftës në Shqipëri kanë njoftuar shkurtim të investimeve për të kompesuar rënien e të ardhurave. Por përtej konjukturës së rënduar globale, hidrokarburet mbeten një nga sektorët që vazhdojnë të thithin pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë dhe që mbajnë peshën kryesore në eksportet kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026
7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
Apeli rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës “pezullim nga detyra”

Apeli rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e masës “pezullim nga detyra”

07/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026
7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

7 prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë – Dëshmi juridike ndërkombëtare

07/04/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Iluzionistët e Brukselit

07/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.