Pasdite terrori ka qenë ajo e djeshmja në Napoli, pasi në një zënkë bashkëshortore humbën jetën katër persona. 48-vjeçari Giulio Murolo, infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr nga ballkoni i shtëpisë së tij duke vrarë katër persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.
Viktimat janë vëllai efektivi i policisë bashkiake, kunata, fqinji i tij dhe një kalimtar, i cili po udhëtonte me motor para banesës së autorit, në momentin kur ndodhi ngjarja. 48-vjeçari i cili punonte në repartin e kirurgjisë, u dorëzua pas ngjarjes efektivëve të policisë.
Muoro reagoi në mënyrë të dhunshme gjatë një mosmarrëveshjeje me gruan e tij, duke zënë pozicion në ballkonin e banesës. Pasi kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit, 48-vjeçari hapi zjarr me armë gjahu, sipas “Il Messaggero”.
Një dëshmitar tregoi ngjarjen se, “Ishte ora 15:15 kur dëgjuam të shtënat. Të paktën 15 të tilla. Fillimisht menduam se ishte falso, pasi dje disa metra më tutje po regjistrohej një pjesë e serialit Gomorra. Pastaj pashë një djalë të shtrirë përtokë dhe një person të armatosur që lëvizte i tensionuar në ballkon”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/