Halim Kosova ka zbuluar se janë kontrolluar të gjitha dokumentet e veprimtarisë së punës së tij si ministër dhe si drejtor por nuk kanë gjetur asgjë të jashtëligjshme. Një deklaratë e tillë erdhi dy ditë pasi u mësua se në listën e kandidatëve të PD-së për të cilët PS-së kërkoi verifikimin nga prokuroria ishte dhe emri i tij.
“I kanë hapur dhe stërhapur letrat, se i kanë kontrolluar qoftë si ministër qoftë si drejtor institucioni. Unë kam treguar se Shqipëria është vërtet kaq e varfër sepse vihet në dorë në fondet për pacientët apo qytetarët. Janë të gjitha dokumentet se fondet që janë akorduar jo vetëm që nuk kanë munguar asgjë në spital por kam kursyer 30 për qind të fondeve nisur nga eksperiencat e kaluara dhe 30 për qind përdorej për të plotësuar nevojat e tjera. Kanë hapur çdo letër timen, por nuk më zë meraku”, pohoi sot kandidati i opozitës për gazetarin Gerti Çarçani në emisionin “Ditë e re Weekend” në TV Ora News.
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës Halim Kosova është i bindur në aftësitë e tij menaxheriale dhe se ndodhet në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet e 21 qershorit.
Ai insiston se në punën e tij në drejtimin e qytetit më të madh në Shqipëri do të lërë mënjanë “konfliktin politik” për të shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe me kryeministrin Edi Rama, e gjithë kjo, sipas tij, për të mirën e kryeqytetasve të cilët para se të jenë socialist a demokratë janë banorë të Tiranës.
Ndryshe nga sot, kur Tirana është në mes të dy rivalëve për kryeministër, Kosova është i bindur se nesër do të jetë ndryshe.
Ndërsa batutës së socialistëve se PD këtë herë vendosi të humbë, Kosova ia kthen me batutë.
“Një fjalë të vetme ka bërë gabim por po ia fal. PD ka vendos të fitojë me nder e dinjitet”, u shpreh Kosova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/