Modelja e famshme Anxhela Martini disa ditë më parë ka hedhur në treg linjën e saj të re të rrobave të banjës. Sigurisht që, imazhi zyrtar i kësaj linje është vetë vajza seksi nga Shkodra.
Veç dëshirës për të sjellë modele të kohës e plot ngjyra, qëllimi i Anxhelës duket se ka qenë që në punën e sa të ketë edhe pak Shqipëri.
Siç e pranon edhe vetë, ajo është frymëzuar nga ornamentet e veshjeve popullore tradicionale shqiptare.
“Femër, të jesh perëndeshë. Përqafoni këtë koleksion që është frymëzuar nga modelet e trashëgimisë shqiptare”, ka shkruar Anxhela në faqen e saj të “Facebook”-ut, duke e shoqëruar këtë shënim me foto. Një palë prej tyre kushtojnë rreth 100 dollarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/