Lubonja për gratë e Ramës në politikë: Asnjë prej tyre nuk e...

Lubonja për gratë e Ramës në politikë: Asnjë prej tyre nuk e kundërshton

94
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja komentoi sot në Agon Channel prirjen e Edi Ramës për të përzgjedhur shumë gra rreth e rrotull tij e së fundi edhe në këshillat bashkiakë apo kandidate për kryetare bashkish. “Në vitin 1998 ku Rama u bë Ministër Kulture më propozoi edhe mua që të isha anëtar i një bordi këshillimor për punët e kulturës. Mua më bëri përshtypje fakti se në 7 këshilltarë, kishte zgjedhur vetëm 7 burra dhe i thashë, si ske zgjedhur një grua. Më ktheu një përgjigje që s’dua të them se ofendon të gjitha gratë”, tha Lubonja.
“Sigurisht që ka gra të afta, të zonja, por problemi s’është thjesht tek aftësia dhe profesionizmi. Ajo që bie në sy jo vetëm në PS, është fakti se në gjithë këto gra që ka përzgjedhur Rama, që kur ka qenë ministër i Kulturës, në bashki apo edhe tani në Kryeministri, nuk shohim një rast të vetëm gruaje që i kundërvihet për një cështje të vetme kryeministrit. Pra kemi parë burra që të kundërshtojnë politikat e kryeministrit apo kryetarit të partisë dhe të ikin nga parita, të përzgjedhruat e Ramës s’kanë thënë një fjalë, pra kanë jetuar pa gojë në ato politika. Dhe meqë ra fjala, ju kujtoj se edhe shoku Enver në shënimet e tij ka shënuar se gratë janë më besnike nga burrat”, komentoi analisti i njohur, ish-mik i ngushte i Ramës, Fatos Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY