Fëmijët e vendeve post-komuniste nuk i dinë të gjitha

Fëmijët e vendeve post-komuniste nuk i dinë të gjitha

82
0
Shares

Një studim i ri për nxënësit e shkollave të mesme në gjithë botën, tregon se arsimi në vendet e Ballkanit dhe në ish-shtetet sovjetike, në përgjithësi, mbetet prapa atij të moshatarëve të tyre në Azi dhe në pjesën më të madhe të Evropës.
Ky studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me seli në Paris, me titull “Aftësitë bazike universale – Çka synojnë vendet të përfitojnë?”, fokusohet në dijen në matematikë dhe shkencat e tjera, në mesin e nxënësve të 76 vendeve.
Në raport vlerësohen përfitimet ekonomike që shtetet mund t’i realizojnë nëse ato ndërmarrin hapa për ta shtuar regjistrimin dhe për ta përmirësuar mësimin në shkolla.
Nxënësit në vendet aziatike, siç janë Singapori, Hong-Kongu, Koreja Jugore, Japonia dhe Tajvani, kanë prirje për të demonstruar nivelin më të lartë të aftësive në matematikë dhe shkenca, theksohet në raport.
Te vendet nga ish-blloku lindor, që janë plasuar ndër 20 shtetet e para, janë Estonia, Polonia dhe Sllovenia.
Rezultatet e këtij studimi duket se e lëkundin supozimin e gjërë për vendet ish-komuniste të Evropës, se derisa ato treguan paraqitje të dobët në shumë fusha, së paku nxënësit atje kishin edukim të mirë në matematikë dhe shkencë.
Andreas Schleicher, drejtor i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për arsim dhe aftësim, thotë se bazuar në matjet aktuale, ai ka dyshime se nxënësit në Evropën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik, ndonjëherë ishin aq mirë të arsimuar në kuptimin bashkëkohës të fjalës.
Në mesin e vendeve evropiane, raporti thekson se nxënësit në shtetet e ish-bllokut lindor, siç janë Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria, edhe pse shpeshherë më të dobët se në Evropën Perëndimore, në përgjithësi ua kalojnë moshatarëve të tyre në vendet e tjera, që dikur ishin anëtare të Bashkimit Sovjetik.
Në këto vende përfshihen Rusia (është në vendin e 34-të), Ukraina (38), Kazakistani (49) dhe Armenia (50).
Aftësitë më të dobëta, në mesin e vendeve evropiane, sipas studimit, i kishin shtetet ballkanike dhe ato të ish-Jugosllavisë. Rezultati i përgjithshëm më i ulët në studim u jepet nxënësve në Maqedoni (65) dhe Mal të Zi (56).
Në kuptimin e asaj se çka synojnë vendet të përfitojnë nëse ato reformohen, raporti thekson se rolet janë të kthyera. Vendet që seriozisht janë të përkushtuara për reforma arsimore, siç është përmirësimi në mësim, më së shumti synojnë përfitime në mirëqenie.
Zoti Schleicher thotë se cilësia e shkollimit është paralajmërues i fuqishëm i mirëqenies, të cilën do ta prodhojë shteti në periudhë afatgjatë.
Sipas tij, kjo nuk do të thotë se duke shpenzuar më shumë në arsim, kjo automatikisht do të rezultojë me rritje më të madhe.
Raporti i OECD-së thotë se në Maqedoni, për shembull, nëse do të ndërmerreshin hapat e tillë, atëherë do të rritej Bruto Produkti i Brendshëm (GDP), për 1.137 %, deri në vitin 2030.
Përfitime të ngjashme parashihen për Serbinë, Armeninë, Kazakistanin dhe Ukrainën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY