Pas dorëheqjeve të Jankullovskës, Janakieskit dhe Mijallkovit, edhe Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra e ministit të Financave, si dhe nga posti i zëvendëskryeministrit.
Dorëheqjet e zyrtarëve maqedonas vijnë pas përleshjes së armatosur në mes të policisë maqedonase dhe të ashtuquajturit ‘grupi i armatosur’ në Kumanovë.
Gjendja në Maqedoni është në tension pas një jave të mbushur me protesta të organizuara nga opozita dhe studentët, pasi që partia e opozitarit Zoran Zaev ka vazhduar publikimin e aferës së përgjimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/