Rritja e borxhit, faji i qeverisë dhe faji i FMN

Rritja e borxhit, faji i qeverisë dhe faji i FMN

178
0
Shares

Borxhi publik i Shqipërisë do të rritet sërish gjatë 2015 parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke rivlerësuar parashikimet e veta disa muaj më parë sipas të cilave rritja e borxhit publik do të ndalej këtë vit. Vetë, qeveria është zotuar që në 2015 borxhi do të binte në 71.8 për qind e prodhimit kombëtar nga 72.6 për qind që ka qënë në fund të 2014.

Dy vitet e fundit, vlerësimet e FMN-së për ekonominë kanë qenë në sinkron të plotë me ato të qeverisë. Kjo është hera e parë, kur dy institucionet dalin me shifra të ndryshme për një nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë, thekson top channel sot ndërsa shtron pyetjen se cila është arsyeja që FMN-ja mendon se borxhi do jetë më i lartë?

Së pari është deficiti buxhetor ose borxhi i ri që qeveria duhet të marrë gjatë këtij viti për të mbuluar diferencën mes të ardhurave që mbledh dhe shpenzimeve që ajo kryen. Në buxhet, qeveria thotë se deficiti për këtë vit do të jetë 58.2 miliardë lekë ose 3.9 për qind e prodhimit kombëtar. Por FMN llogarit se ky deficit do të jetë 4.8 për qind.
Arsyeja e dytë lidhet me rritjen nominale të prodhimit kombëtar. Për shkak se inflacioni do të jetë më i ulët nga ai që pritej, FMN mendon se prodhimi nominal do të jetë më i ulët nga parashikimi fillestar, duke sjellë rrjedhimisht rritjen e borxhit ndaj tij.
Në fakt qeveria ka punuar sipas marrëveshjes me FMN dhe janë ekspertizat e institucionit ndërkombëtar që janë implementuar në financat shqiptare. Nëse qeveria dështon të ndalë rritjen e borxhit publik, një pjesë të madhe të këtij dështimi e ka edhe vetë FMN.

Qeveria e mëparshme e pa të arsyeshme që të mbyllte marrëveshjet me FMN duke preferuar një distancë me të. Socialistët sapo erdhën në pushtet e kthyen rolin e FMN në drejtimin financiar në Shqipëri, rol i cili po has në probleme të paparashikuara apo politika të paqarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY