Ministrja Gjosha pranon: Eksodi i Shqiptarëve rrezik për integrimin e vendit

Ministrja Gjosha pranon: Eksodi i Shqiptarëve rrezik për integrimin e vendit

64
0
Shares

Eksodi masiv i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian si dhe kërkesat masive për azil kryesisht në Gjermani, rrezikojnë procesin e integrimit.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u bën apel shqiptarëve të mos eksperimentojnë në një rrugë të pashpresë për azil, pasi në këtë mënyrë,  zhbëjnë gjithë punën e bërë ndër vite drejt anëtarësimit.
Por a  i kanë përcjellë zyrtarisht shqetësim qeverisë shqiptare, vendet e BE-së? 
Gjosha thotë shqetësimi është evident, jo vetëm në rrugë zyrtare, por dhe në aksionin e trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri.
Ditët e fundit, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ai i Gjermanisë, Helmut Hofman, kanë nisur një komunikim intensiv publik me qytetarët shqiptarë, për tu shpieguar se vendet e BE-së nuk ofrojnë azil ekonomik, një përpjekje kjo për të frenuar eksodin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY