Rritja e inflacionit është frenuar ndjeshëm nga faktorë të ndryshëm që lidhën me krizën e vitit 2008, duke u luhatur nga 1 – 2 për qind, por pak kush e di se, zarzavatet dhe frutat janë rritur me ritme dyshifrore, sidomos vitin e fundit.
Instituti i Statistikës ( INSTAT) ka raportuar se, zarzavatet duke përfshirë edhe patatet nga prilli i vitit 2014 deri në prillin e vitit 2015 janë rritur mesatarisht me 14.3 për qind.
Rrija më e lartë ka qenë në muajin korrik të vitit 2014 ku çmimi i zarzavateve dhe patateve u rrit me 27 për qind ndërsa niveli më i ulët shihet të në muajin dhjetor të vitit 2012 ku çmimet e grupit në fjalë ranë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2013.
Gjatë vitit të fundit rritje dyshifrore të çmimeve kanë pësuar edhe frutat. Ndryshimi vjetor mesatar i grupit nga periudha prill 2014 – prill 2015 ka qenë me një rritje 11.4 për qind.
Rritja më e lartë e çmimeve të frutave u vu re në muajin dhjetor të vitit 2014, ndërsa ritmet më të ulëta të rritjes u vunë re gjatë muajit shtator 2014 me vetëm 2.2 për qind.
Ekspertët në Ministrinë e Bujqësisë pohuan se, çmimet e larta të frutave gjatë vitit të fundit i dedikohen mungesës së prodhimit vendas. Kushtet e pa përshtatshme klimaterike me temperatura të ulëta gjatë vitit që shkoi shkaktuan dëme të rënda në prodhimin e pemëtarisë në të gjithë vendin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/