Rifillojnë luftime në Kumanovë

Rifillojnë luftime në Kumanovë

49
0
Shares

Në orën shtatë të mëngjesit të sotëm sërish kanë filluar të shtënat e fuqishme me armë të kalibrit të rëndë në qytetin e Kumanovës. Grupi i armatosur pohon se në mesin e pjesëtarëve të tij nuk ka të vdekur por vetëm dy të plagosur
Situata  është e tensionuar dhe po vazhdon prania e shtuar policore, kryesisht e përbërë nga njësitet speciale.
Si njofton agjencia e lajmeve INA, zhurmat e helikopterëve të shumtë të policisë dhe ushtrisë kanë zgjuar nga gjumi edhe banorët e qytetit të Shkupit. Nuk dihet akoma nëse ata janë nisur për në Kumanovë.
Lidhur me këtë ngjarje dhe konfliktin e armatosur ka të dhëna kontradiktore. Përderisa ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë, të dhënat në terren konfirmojnë të kundërtën.
Pjesëtarë të këtij grupi gjithashtu kanë deklaruar për mediat se Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.
“Këtë situatë e ka inskenuar shteti maqedon, për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë një pjesëtar i këtij grupi.
Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu, që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”.
“Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vra Komadant Harun Aliu në Radushë të Shkupit”, ka thënë ai.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar zyrtarisht se deri më tani janë vrarë pesë policisë dhe 30 të tjerë janë plagosur. MPB nuk ka konfirmuar të dhëna lidhur me vrasjen e pjesëtarëve të këtij grupi dhe të civilëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY