Gjenerali Nikollovski: Qeveria inskenoi këtë luftë, i doli nga kontrolli! TV maqedonas...

Gjenerali Nikollovski: Qeveria inskenoi këtë luftë, i doli nga kontrolli! TV maqedonas ndërpret intervistën

55
0
Shares

Ilja Nikolovski, gjeneral në pension i cili në luftën e dytë ishte komandant i korpusit të dytë, në një intervistë në “Kanal 5″ dha një analizë të tijën për situatën në Kumanovë, intervistë e cila u ndërpre në mes nga televizioni pro qeveritar, raportojnë mediat maqedonase. Biseda ka qenë e publikuar në web faqen e televizionit, po pastaj është fshirë, por është shfaqur version nga një telefon celular, transmeton “Lajm”.
Videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale. Sipas Gjeneralit personat e armatosur apo siç i quan ai, terroristët kanë qenë të paguar që ta bëjnë këtë në Kumanovë dhe tha se vështire së mundet dikush t’i prishë marrëdhëniet ndëretnike.
“Nuk dua as të imagjinoj se dikush e ka dështuar aksionin policor, por sipas numrit të viktimave, kam parandjenjën se dikush i ka ekspozuar policët si mish i gjallë”, tha Nikollovski. Ai shtoi se asnjëherë nuk ka pasur bashkim më të madh mes komuniteteve, dhe se ka dialog ndëretnik. Nikollovski fton partitë politike që mos të vijë situate deri në përleshje dhe apeloi që mos të aplikohet fenomeni maqedonas për kontraprotesta.
“Nuk mund të them pasi nuk kam informacione të mjaftueshme kush janë njerëzit por shpjegimi i shumë specialistëve dhe profesionistëve është se po bëhet fjalë për të paguar që është kontradiktore me atë që thotë Qeveria. Në këtë krizë të madhe ekonomike në rajon nëse dikush mund të shkoj në Afganistan, Siri dhe vende të tjera shumë më lehtë do të vinte të luftoj në Maqedoni dhe të tërhiqej. Nuk e di kush është organizatori por si duket disa punë i dolën nga kontrolli. Interesi kombëtar i shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni nuk është të bëjnë luftë”, është shprehur gjenerali Nikolovski, por videoja u fshi menjëherë nga “Kanal 5.
“Kryetari dhe kryeministri i shtetit duhet të dalin me informacione zyrtare, për këtë opinioni i Maqedonisë është në pritje”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY