Debati i ashper i Jankullovskes me gazetarët për Kumanovën

Debati i ashper i Jankullovskes me gazetarët për Kumanovën

62
0
Shares

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska u përball mbrëmë me një numër pyetjesh që dolën gjatë aksionit si dhe mbi numrin e viktimave.
Gazetari-Pra, 16 orë përmendët se kanë treguar rezistencë të ashpër. Më parë theksuat se keni pasur informacion se ata po veprojnë atje. 16 orë sipas logjikës do të thotë se kanë bërë rezistencë pra kanë pasur armatim të madh. Keni informacione, prej ku ka ardhur aty ato armë?
Jankullovska: “Ne kishim informacion paraprak që kanë armë, por nuk kishim informacion të saktë mbi sasinë. Dhe praktikisht nga ora 05:00 e mëngjesit deri në këtë moment ka të shtëna.”
Gazetari:-Para disa ditësh në konferencën në qeveri, kur ju pyetëm nëse qytetarët e Maqedonisë janë të sigurt, ju thatë po, se po merrni masa për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Maqedoni. Pas tri ditësh ndodhi kjo,. Cila është përgjegjësia juaj këtu?
Jankullovska :”Në këtë moment, nuk kemi asnjë informacion se ka viktima civilë. Lidhur me veprimet e forcave të sigurisë, atëherë dhe tani unë përsëris se në qoftë se përballemi me kërcënime, do t’iu përgjigjemi në mënyrë proporcionale dhe në mënyrë adekuate, ashtu sikurse ndodhi edhe në të vërtetë”
Gazetari :-A ndjeni përgjegjësi?
Jankullovska: -. “Shikoni në këto momente është lehtë njeriu është t’i shmanget përgjegjësisë, në vend që të ballafaqohet me situatën dhe të punojë me përkushtim për zbardhjen e plotë të saj”
Gazetari:- Bëhet fjalë për një aksion të planifikuar me shtab etj. Aksioni megjithatë është kryer në një mjedis urban. Terreni i vështirë, prandaj ndoshta kemi një numër të madh të viktimave. Ai ishte e nevojshme të kryhet në atë vend dhe në ato kushte. A ishte patjetër tani, kishte mundësi edhe më herët.
Jankullovska :“Aksioni ishte i planifikuar, mirë i përgatitur dhe shumë mirë i menaxhuar. Për fat të keq nuk kishte mundësi për anulimit e tij ose kryerjen e tij në një interval tjetër kohor. “
Gazetari:- Thoni ishte mirë i planifikuar, keni pasur informacione të mira. Përgjegjësia e kujt është për këto viktima?
Jankullovska: “Bëhej fjalë për aksion shumë të vështirë. Lirisht mund të them se forcat e sigurisë nuk janë përballur kurrë me aksion më serioz.” (alsatm)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY