Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha për “Neës 24” se situata në Kumanovë vijon të jetë e tensionuar, me prezencë të lartë të policisë dhe ushtrisë maqedonase, gjë që shton panikun mes qytetarëve të Kumanovës.
“Komuna e Gjilanit është në kufi me Maqedoninë, dhe për këtë shumë shqiptarë të Kumanovës po kërkojnë strehim tek ne. Presim njerëz të plagosur të zhvendosen në Gjilan. Gjendja atje është ende e tensionuar dhe fatkeqësisht me viktima. Ka presion të madh me luftime brenda territorit të Kumanovës. Nga terreni po njoftohemi edhe për lëvizje të luftëtarëve. Janë reth 40 qytetarë që kanë lëvizur në pikën kufitare të Hanit të Elezit dhe kanë kërkuar strehim në Gjilan. Ka panik tek qytetarët shqiptarë atje”, u shpreh Haziri.
Haziri ka theksuar se është me rëndësi tërheqja e trupave policore të Maqedonisë me qëllim normalizimin e situatës atje, pasi sipas tij “dhuna dhe represioni ngjall reagim dhe nuk e përmirëson situatën”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/