SHBA – Avionë lufte në qiejt e Uashingtonit

SHBA – Avionë lufte në qiejt e Uashingtonit

60
0
Shares

Avionë të kohës së Luftës së Dytë Botërore (LIIB), tip B-17 apo B-29, përshirë edhe aeroplanë tip ”Catalina” apo ”Wildcats” fluturuan dje pasdite mbi qiejt e Uashingtonit, mbi kokat e veteranëve dhe monumenteve emblematike të kryeqytetit amerikan për të përkujtuar përfundimin e konfliktit më të përgjakshëm të historisë moderne të njerëzimit, 70-vjetorin e fitores mbi nazizmin.
Pak pas mesditës, 56 avionë historikë të restauruar fluturuan për 45 minuta mbi lumin Potomac, nga Memoriali i Lincolnit te National Mall si edhe nga ndërtesa e Kongresit deri pak metra larg Shtëpisë së Bardhë, në zemër të kryeqytetit federal.
Nën një diell vere, mijëra persona ishin të pranishëm në këtë show për të parë avionët e quajtur ”Piper grasshooper”, ”Douglas C-47 Skytrain”, ”P-51 Mustang” apo avionin trajnues që fluturoi në Guadalcanal apo në zbarkimin në Normandi.
Të emocionuar dukeshin edhe rreth 300 veteranë, shumë prej tyre në karrige me rrota, të cilët u grumbulluan përreth memorialit kushtuar luftës së viteve 1939-45, ku SHBA u fut pas sulmit japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY