Ka të dhëna se mund të arrihet një armëpushim mes policëve dhe perosnave të armatosur tel Lagja e trimave në Kumanovë. Por disa burime të kufizuara flasin edhe për një mundësi dorëzimi të perosonave që po luftojnë me policinë.
Përleshja e armatosur e filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e që ka vazhduar gjatë tërë ditës së sotme, posa ka përfunduar, shkruan express vetëm dy minuta më parë duke cituar media maqedonase.
Siç po raportojnë mediat në Maqedoni atje përleshja ka përfunduar, pasi grupi i armatosur pas një përleshje disaorëshe me policinë, para pak çastesh është dorëzuar.
Edhe Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” më burime në Kumanovë thotë se personat e armatosur që po i rezistojnë prej mëngjesit të sotëm sulmit të forcave policore, kanë vendosur të dorëzohen.
Opozita maqedonase thotë se lufta në Kumanovë ka qënë një skenar i pqërgaditur nga Gruevski për të tërhequr vëmëndjen nga protestat e opozitës dhe skandalet e përgjimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/