Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmon vrasjen e 5 policëve gjatë luftimeve të sotme në Kumanove dhe plagosjen e 30 policëve të tjerë. Ministra e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska bëri bilancin e luftimeve pak minuta më parë, vetëm në krah të policisë duke mos publikuar të dhëna rreth civilëve apo grupit të armatosur.
Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për civil të plagosur, ndërsa ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur por nuk e dinë numrin e saktë të tyre. Sipas saj bëhet fjalë për persona nga vendi dhe shtetet fqinje.
Jankullovska gjatë konferencës gjithashtu njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, në pikat strategjike ngase sipas saj vlerësohet se gjendja akoma është e rrezikut të lartë.
Aksioni ka qenë i vështirë dhe është një ndër aksionet më të vështira me të cilat është përballur policia e Maqedonisë, tha ministrja e Brendshme.
Duket se ka një mungesë të theksuar transparenca nga ministria e Brendshme. Jankulllovska nuk jep të dhëna për numrin personave të evakuuar, shtëpive të djegura apo situatës në qytet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/