Për situatën e tensionuar në Kumanovë të Maqedonisë, ku raportohet për 5 të vdekur ka reaguar dhe Bashkimi Europian. Misioni i BE-së në Shkup, ka bërë me dije se janë në kontakt me autoritetet dhe partitë politike.
Nga ana tjetër, BE i bëri apel qytetarëve dhe faktorit politike të qëndrojnë të qetë.
“Me shumë vëmendje e ndjekim raportin policor nga operacioni që zhvillohet në Kumanovë në të cilën ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeveritarët dhe politikanët, bëjmë apel tek qytetarët dhe faktori politik që të jenë të qetë dhe të presin faktin se si do vazhdojë situate nga organet kompetente. Urojmë që mos ketë eskalim (përshkallëzim) të situatës dhe tensione të mëdha”, citohet në reagimin e misionit të Bashkimit Europain në Shkup.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/