Data 13 maj do të mbledhë bashkë në Tiranë, Presidentin turk Taip Erdoğan, Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Çështjeve Fetare të Turqisë, për vendosjen e gurit të themelit për xhaminë e madhe të Tiranës, që mësohet se do të jetë edhe më e madhja në Ballkan.
Kryetari i dytë i besuar i bordit të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mazhar Bilgin, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka pohuar se xhamitë të cilat kanë një vend të rëndësishëm në Islam, janë platforma të rëndësishme të solidaritetit, ku ekspozohet uniteti dhe bashkëpunimi.
Bilgin ka theksuar më tej se xhamia do të ndërtohet në një hapësirë prej 10 dynym, do të ketë 4 minare dhe se punimet janë parashikuar të zgjasin 2-3 vjet dhe se do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan. Ai gjithashtu ka theksuar se për ndërtimin e xhamisë janë të nevojshme edhe donacionet e qytetarëve të cilët janë të mirëpritur
“Xhamitë tona janë një nga veprat më të bukura arkitektonike të Islamit. Profeti Muhammed (as) e ka cituar se ‘xhamitë janë vendet më të dashura në tokë tek Allahu’. Xhamitë janë vendet ku mësohet morali, saktësia dhe drejtësia, janë vende të rralla ku përpunohen vlerat e dashurisë, respektit dhe vëllazërisë”, ka thënë ai.
Ai ka përdorur shprehjen “Ndërtojmë vende të përbashkëta ku bashkohen zemrat dhe mendjet tona me çdo individ të Ummetit”, dhe theksoi më tej se që në periudhën që kanë ndërtuar Xhaminë Koxhatepe në vitin 1975 e deri tani ata kanë ndërtuar 3 mijë e 421 në Turqi, dhe mbi 100 xhami dhe ndërtesa arsimor në 25 shtete të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/