Parlamenti zgjodhi mbrëmë Kryetarin e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit shqiptar. Deputetët votuan mes 4 kandidaturave të propozuara nga Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit.
1-z. Kristaq Traja mori 74 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim;
2-z. Artan Mullaj mori 3 vota pro, 58 kundër dhe 15 abstenim;
3- z. Blerim Kola mori 4 vota pro, 54 kundër dhe 16 abstenim;
4- z. Andi Kananaj mori 2 vota pro, 57 kundër dhe 17 abstenim;
Në përfundim të votimit, juristi Kristaq Traja u zgjodh Kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Kjo është edhe procedura e fundit parlamentare për Këshillin Drejtues të Televizionit publik. Hapi tjetër është zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/