Numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani gjatë muajit prill ka kapur një nivel tjetër rekord.
“Shqiptarët kanë zbuluar Gjermaninë,” shkruan një nga gazetat më të mëdha gjermane, referuar fluksit të madh të azilkërkuesve shqiptarë.
Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë 4.794 kërkuan azil në muajin prill kundrejt 3.020 që kishin kërkuar azil në mars dhe 1.794 në shkurt.
Në këtë mënyrë shqiptarët kanë kaluar në vendin e parë për numrin e madh të azilkërkuesve duke lënë mbrapa edhe kosovarët dhe sirianët. Kjo shifër nuk ka kaluar pa komente dhe ironi në rrjetet sociale.
“Në korrik të vitit 1990, në ambasadën e Gjermanisë në Tiranë u futën 4997 shqiptarë! 25 vjet më pas vetëm në muajin prill, 4794 shqiptare kërkuan azil në Gjermani! Në vitin 1990, Gjermania ishte drejtimi i duhur. 25 vjet më pas duhet të ndodhte e kundërta… Shqipëria duhet të ishte vend ‘importi’ për emigrantë dhe jo vend eksporti…,” ironizon gazetari Lutfi Dervishi në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/