ILDKPKI kallëzon në Prokurori Andis Harasanin, fshehu deklarimin për 2 milionë e...

ILDKPKI kallëzon në Prokurori Andis Harasanin, fshehu deklarimin për 2 milionë e 600 mijë dollarë

108
0
Shares

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme Andis Harasanin për deklarim të rremë të pasurisë. Sipas këtij institucioni, pas kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Andis Harasani, për funksionet Drejtor i KESH (2003 – 2005) dhe Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2005 – 2012), kanë rezultuar deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD.
Pas konstatimit të këtyre fakteve, ILDKPKI ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Siç thuhet edhe në njoftimin e ILDKPKI, ky institucion i ka kërkuar Prokurorisë që “hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe përpara veprave të tjera penale të kryera nga ky subjekt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY