Erion Veliaj si Ben Blushi, ju shkruan letër socialistëve

Erion Veliaj si Ben Blushi, ju shkruan letër socialistëve

87
0
Shares

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një letër anëtarësisë socialiste të kryeqytetit, duke kërkuar angazhimin e të gjithëve për të fituar në zgjedhjet e 21 qershorit

Erion Veliaj si Ben Blushi disa ditë më parë, i është drejtuar me një letër të gjithë socialistëve ku i fton të bëhen promotorë të ndryshimit në qeverisjen e kryeqytetit. Duket për kandidatin e sa majtës nuk mjaftojnë dy – tre takimet në ditë, por ka zgjedhur edhe këtë formë komunikimi, për të bindur socialistët që ta mbështesin në garën elektorale të 21 qershorit.
Në letrën e tij, pasi akuzon demokratët se s’kanë bërë asgjë në Tiranë në 4 vitet e fundit, Veliaj rreshton edhe ato që i quan suksese në drejtimin e tij të Ministrisë së Mirëqënies Sociale.
“Së bashku ne kemi vizionin, energjinë, përkushtimin dhe vullnetin për t’i dhënë drejtimin e duhur Tiranës dhe për të rizgjuar shpresën e secilit prej nesh”, shkruan Veliaj.
Erion Veliaj nuk ishte ndër emrat e kandidatëve që baza socialiste propozoi në Asamblenë e Tiranës.
Letra i drejtohet vetëm anëtarëve të PS-së dhe jo të LSI-së, partisë më të madhe aleate e PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY