Politologu dhe analisti rus Kiril Borshev, i cili katër vite jeton në Serbi, thotë se situata në Maqedonia ka filluar t’i përngjajë asaj në Ukrainë. Në një analizë që ka publikuar në “facebook”, ai ka tërhequr paralele mes sheshit “Mejdan” në Kiev dhe Shkupit, shkruan “Dnevnik”.
“Diçka më thotë se vendi i ardhshëm që do t’i përsëritet fati i Ukrainës gjendet në Ballkan. Ky vend është Maqedonia. Unë nuk mund të gjykoj për skenarin në Maqedoni. Kjo është çështje e popullit të këtij vendi. Por me siguri mund të them se po përsëritet skenari ukrainas: dëshirë për liri dhe pavarësi, që nuk mundet të ketë sukses pa valëvitjen e flamujve të BE-së, emisarëve nga Brukseli dhe pastaj dhunë, gjak, dështim ekonomike dhe shpartallim i vendit”, ka shkruar Borshev.
Ai ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare dhe LSDM-në dhe ka përkrahur qeverinë që udhëhiqet nga VMRO dhe BDI.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/