Vritet lideri i Al Kaeda-s në Gadishullin Arabik, foli pas masakrës në...

Vritet lideri i Al Kaeda-s në Gadishullin Arabik, foli pas masakrës në Paris

50
0
Shares

Një lider i Al Kaeda-s në Gadishullin Arabik thuhet se ka mbetur i vrarë nga sulmet ajrore amerikane.
Njoftimi për vrasjen e Nasser Al-Andi erdhi të mërkurën në një video të publikuar në “Twitter” nga grupi terrorist, ku thuhej se ai mbeti i vrarë gjatë një sulmi në muajin prill në qytetin Mukalla.
Megjithatë deri tani nuk ka pasur ende asnjë konfirmim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktima më herët ishte shfaqur në një video ku pretendonte se grupi terrorist ishte pas sulmit në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona. Gjithashtu në video Al-Andi shprehej se Al-Kaeda kishte ekzekutuar edhe gazetarin amerikan Luka Somer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY