Policia italiane ka arrestuar dje, shqiptarin Robert Cerpja nën akuzën e veprimeve të dhunshme.
42-vjeçari akuzohet se në gusht të vitit 2013 ka qëlluar me sprajt djegës në fytyrë dhe disa herë me thikë një prostitutë bashkatdhetaren në qytetin e Xhenoas.
Pas kësaj ngjarjeje Robert Cerpja u largua nga Italia dhe u kthye në Shqipëri. Që atëherë 42-vjeçari ka qenë në kërkim, ndërsa mësohet se kishte rihyrë në Itali me pasaportë false.
Ai u arrestua ditën e djeshme nga karabinierët ndërsa dilte nga hoteli i tij në Sampierdarena.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/