Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Incidenti në Ersekë, reagon PD: Sulmi dhe plagosja e 65 vjecarit në kokë, shenjë frikë dhe paniku e dyshes Rama-Meta

07/05/2015
Incidenti në Ersekë, reagon PD: Sulmi dhe plagosja e 65 vjecarit në kokë, shenjë frikë dhe paniku e dyshes Rama-Meta
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka reaguar për incidentin në Ersekë gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së nga Lulzim Basha, Viktor Duro. Në një dekalratë PD dënon dhunën që sipas saj është orkestruar nga pushteti, ndërsa mos distancimi nxjerr zbuluar autorët. Sipas PD, porositësit janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera ndaj opozitës. Ngjarja është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama Meta, thuhet në reagimin e PD.
“Partia Demokratike dënon dhunën e orkestruar nga pushteti në aktivitetin e kryetarit të opozitës në Kolonjë.
PD dënon me ashpërsi dhunën e orkestruar që u ushtrua sot në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin, hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve të mbledhur në aktivitet duke plagosur zotin Fuat Ndini 65 vjec. Zoti Ndini u shoqërua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të plagëve të rënda në kokë.
Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor. Partia Demokratike shpreh mirënjohjen ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve shqiptarë që kanë vërshuar masivisht në takimet prezantuese të kandidatëve tanë. Ne i sigurojmë ata dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Partia Demokratike do të vazhdojë dhe intensifikojë fushatën e saj dinjitoze, qytetare dhe demokratike.
Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se cdo përpjekje apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe, nuk do të arrijë kurrë të mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve shqiptarë për ti dhënë gjykimin e merituar, por vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të larguar një orë e më parë oligarkinë Rama-Meta nga keqqeverisja shkaterrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në deklaratën e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.