Gjergj Bojaxhi, fushatë “low cost”: Jemi në YouTube

Gjergj Bojaxhi, fushatë “low cost”: Jemi në YouTube

55
0
Shares

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka zgjedhur YouTube për të bërë fushatë. Në fakt ai prej disa ditësh nuk ka zhvilluar takime me zgjedhësit megjithëse nuk i mungon aksesi në media. Por në rrjetet sociale mund të ofrojë më shumë njerëz megjithëse me riskun e faktit se nuk dihet nëse janë votues të mundshëm apo jo.
“Jemi Live ne YouTube. Dergoni pyetjet tuaja duke perdorur hashtag #PyetGjergjin#NeTirana”, lajmëroi një orë më parë, Bojaxhi ndërkohë që duket se ndjekësit kanë pak problem për ta gjetur. Albi Albi:Ku pyet se ne youtube nuk me del?
Shqetësimet e para janë për librezat e invalidëve në autobusa që injorohen nga faturinot, problemi i qenve të rrugës, era e keqe e Lanës vecanërisht poshtë urave, parkimi i automjeteve etj.
Ajo që bie në sy është se problemet e atyre që ndjekin Bojaxhinë nuk përafrojnë shumë me ato që përmendin qytetarët në takimet që bëjnë me Halim Kosovën apo Erion Velinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY