“Edi Rama i kapur nga sindroma e vitit zero, bllokoi projektet dhe 6500 vende pune në Tiranë”
Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka shpalosur punën e tij nga pozicioni i kryebashkiakut të Tiranës. Duke u ndalur në shpjegmet e tij, për projektet e përfunduara dhe të papërfunduara të Tiranës, Basha sqaroi se mospërfundimi i disa prej projekteve si zgjatimi i bulevardit, lumi i Tiranës, apo Trami, janë bllokuar nga qeveria, herë duke bllokuar procesin e financimt, herë duke bllokuar daljen garant të qeverisë.
“Me projektet e bllokuara, si zgjatimi i bulevardit, lumi i Tiranës, apo Trami, Rama bllokoi 5 mijë vende pune”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Për Bashën, Rama ka zgjedhur një kandidat që ta drejtojë Tiranën me drejtorë, jo me kryetarë, jo me vizione. Rama vuan nga sindromi i vitit ‘zero’”.
Për ndërtimet poshtë digës, Basha bëri të ditur se është konsultuar me banorët e zonës dhe se nuk është zhdukur asnjë metër katror gjelbërim.
Basha ka akuzur kryeministrin Rama edhe për bllokimin e stacionit multimodal bllokimi i të cilit bllokoi edhe 1500 vende të reja pune.
“Edi Rama është i paaftë për veprat e mëdha, por është i aftë për të shitur e mbjellë dhjetëra herë kumbullat”, u shpreh Basha.
Basha ka sfiduar më pas Ramës, duke e ftuar në debat.
“E di që nuk del në debat as si kryeministër përballë kryetarit të opzitës, as si ish-kryebashkiak përballë kryebashkiakut të Tiranës. Edi Rama të marrë 12 orë kohë, mos të shkoj turist në muzeun e ‘Mercedesit’, mos të shkoj turist një fundjavë, kur shqiptarët shkojnë refugjatë, dhe stafi i bashkisë ta shëtisë nëpër gjithë projektet e bashkisë së Tiranës”, u shpreh Basha.
“Koncesioni i parkingjeve, do të ishte në gjendje të financonte edhe projekte të tjera si Tram apo stacioni Multimodal. Sic ju paraqit këshillit bashkiak, ai ishte një projekt i copëzuar, i pa studiuar”, sqaroi Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/