Këshilli i Ministrave liroi sot nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë dhe pesë prefektë. Lirimi i tyre nga detyra u bë sepse në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, këta zyrtarë kandidojnë në bashki të ndryshme të vendit.
Zëndëministri i Bujqësisë, Jani Babi kandidon për PBDNJ-në në Finiq të zgjedhjet lokale. Nga detyra janë liruar gjithashtu, prefekti i Kukësit Safet Gjici që kandidon për PS-në në Kukës, prefektja e Gjirokastrës Zamira Rami që kandidon për LSI-në në Gjirokastër, Melaim Damzi prefekti i Dibrës që kandidon për LSI-në në Bulqizë, Ndrec Deda prefekti i Lezhës që kandidon për PS-në në Mirditë dhe Selfo Kapllani prefekti i Beratit që kandidon për LSI-në në Kucovë.
Të liruarit nga detyra
Jani Babi – zëvendëministri i Bujqësisë, kandidon për PBDNJ-në në Finiq
Safet Gjici – prefekti i Kukësit, kandidon për PS-në në Kukës
Zamira Rami – prefektja e Gjirokastrës, kandidon për LSI-në në Gjirokastër
Melaim Damzi – prefekti i Dibrës, kandidon për LSI-në në Bulqizë
Ndrec Deda – prefekti i Lezhës, kandidon për PS-në në Mirditë
Selfo Kapllani – prefekti i Beratit, kandidon për LSI-në në Kucovë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/