New York njeh me Rezolutë kontributin shqiptarëve ndaj hebrenjve

New York njeh me Rezolutë kontributin shqiptarëve ndaj hebrenjve

56
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në krye të delegacionit zyrtar vizitoi “New State Capitol’’ si dhe Asamblenë e Nju-Jorkut ku u paraqit rezoluta për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga anëtari i Asamblesë që përfaqëson Distriktin 80, Mark Gjonaj.
I mikpritur nga Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut, Karl Heastie, Senatori Xhefri Klein, si dhe shumë anëtarë të tjerë të Asamblesë, me pjesëmarrjen e fotografit të njohur amerikan, Norman Gershman, klerikëve shqiptarë dhe hebrenj, si dhe mjaft bashkatdhetarëve, Kreu i Shtetit  vuri në dukje mbështetjen e tij dhe krenarinë për këtë rezolutë, e cila trajton 70-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore si dhe vlerëson në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve.
“Sot, kur roli i popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist sintetizohet në një rezolutë të mbështetur nga përfaqësuesit e Nju-Jorkut, ndihem vërtet shumë krenar. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur; dhe Mikpritja e kodifikuar në shprehjen: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”, u shpreh Presidenti Nishani.
Presidenti Nishani, si folësi kryesor, e mirëpriti këtë nismë duke marrë fjalën në këtë veprimtari të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, dhe ishte i pranishëm në sallën e Asamblesë gjatë kohës kur u paraqit dhe u votua rezoluta, duke u takuar me shumë përfaqësues të zgjedhur të Shtetit të Nju-Jorkut, duke lobuar pranë tyre si dhe duke i falënderuar personalisht.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i pranishëm edhe në votimin e rezolutës nga Senati i Shtetit të Nju-Jorkut për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nismë kjo e kërkuar nga anëtarët i Asamblesë së Nju Jork-ut, Mark Gjonaj dhe Senatori Jeffrey Klein.
Pasi zhvilloi  takim të veçantë me Senatorin Jeffrey D. Klein dhe shumë ligjbërës të tjerë nju-jorkezë, në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, të cilët e votuan unamimisht rezolutën, Kreu i Shtetit shprehu në emrin tij dhe të popullit shqiptar, mirënjohje dhe falënderimet për mbështetjen që iu dha rezolutës dhe miratimit të saj.
“Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën”, theksoi, mes të tjerash, Presidenti Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY