Ekspertët dhe gjykatësit kërkuan sot në një tryezë për reformën në drejtësi që zyrtarët e lartë të gjykohen nga Krimet e rënda dhe jo nga Gjykata e Lartë.
Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda: “Për të arritur tek ajo që mund të quhet një reformë jurediko-proceduriale kushtetuese; kufizimin e juridiksionit fillestar të Gjykatës së Lartë. Duket që është diçka e papërshtatshme tashmë në tërë këto vite dhe kolegët tanë ndërkombëtarë na e kanë këshilluar këtë. S’ka pse të bëhen diferenca sa i takon subjekteve, diferencat bëhen në kompetenca lëndore te gjykatat, derisa kemi gjykata të specializuara”.
Dritan Rreshka, prokuror në Prokurorinë e Tiranës : “Ju keni dëgjuar shpesh që hetimet që lidhen me korrupsionin, ose edhe me krimin e organizuar janë hetimet të cilat nuk realizohen me metodat tradicionale të hetimit. Sot gjithmonë e më shumë është e nevojshme që instrumentat që përdoren për hetime të krimeve të tilla të jenë të përditësuara në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe njëkohësisht organi i procedurës duhet të pajiset me instrumenta të tilla që mundësojnë garantimin e provave”- tha.
John Simbert, specialist i OPDAT: Prokurori i Përgjithshëm emërohet përmes një procesi politik dhe kjo ka çuar në mungesën e pavarësisë. Nëse shohim standardet e tjera dhe çfarë ka thënë Komisioni i Venecias flitet jo vetëm për pavarësi të jashtme, por edhe të brendshme. Duhet parë nëse Prokurori i Përgjithshëm kalon nëpërmjet këtij procesi politik, apo për zgjedhjen e tij shikohen meritat dhe kredencialet e tij? Nga ana tjetër, në vendet e rajonit edhe këshilli është një organ që jo vetëm këshillon, por edhe disiplinon karrierën e prokurorëve. Por nëse do të shohim sistemin këtu, nuk ka pavarësi të brendshme, dhe problemi që ngrihet këtu është; cili është roli i Këshillit të Prokurorisë në emërim dhe promovim? A është ky këshill i hapur?”.
Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda: Një pjesë e rasteve shumë të rëndësishme, shpesh kanë dështuar në hetim për arsye të ndryshme, por në mendimin tim arsyeja themelore është mungesa e sinergjisë mes Policisë Gjyqësore, institucioneve të tjera të hetimit dhe Prokurorisë për të pasur një hetim me rezultate. (a.h/ Top Channel)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/