Kakavijë, kontrabandë frutash, pezullohen tre doganierë

Kakavijë, kontrabandë frutash, pezullohen tre doganierë

152
0
Shares

Tre doganierë u pezulluan sot nga puna, pasi një ditë më parë lejuan dy furgona të ngarkuara plotë me fruta-perime të hynin në territorin shqiptar pa zhdoganuar mallin.
“Dy fugonët me targa IMN 326 (Greke) dhe AA 623 KE, u ndaluan në rrugën kombëtare Kakavije-Gjirokastër, teksa po udhëtonin në drejtim të Fierit”, njofton policia lokale, në jug të vendit.
“Aksioni u organizuar nga Drejtoria e Antikontrabandës”, specifikon burimi i lartpërmendur.
I njëjti burime tha se aktualisht dy fugonët janë bllokuar në doganën e Fierit për hetimet e mëtejshme.
Ndërkohë, burime zyrtare nga Dogana e Kakavijes, shprehet se tre doganierë, përkatësisht Rubin Shehu, Vladimir Dhima dhe Roland Mërtiri u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre është ngritur akuza penale “Shpërdorim detyre”.
Autoritetet doganore saktësoi se ngarkesa me fruta-perime kushton mbi 5 milionë lekë, vinte nga Greqi dhe tentonte të hynte në Shqipëri pa asnjë detyrim doganor, kundrejt shpërblimit korruptiv të katër doganierëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY