Dy ditë më parë u bë e ditur se qeveria shqiptare është pranë arritjes së marrëveshjes për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit. Vendimi pritet të merret brenda dy muajve, duke mundësuar kështu edhe lejimin e fluturimeve ajrore nga tre aeroporte të tjera, në Kukës, Vlorë e Sarandë.
Një vendi i pritshëm i qeverisë, ka zemëruar gjirokastritet, të cilët ndjehen të anashkaluar nga mundësia e pasjes së nja aeroporti, një të tillë të cilin e kanë pasur që para 80 vjetësh.
Nëpër rrjete sociale ata komentojnë e kërkojnë se “Gjirokastra si qendër rajonale e ka pasur aeroportin e saj qysh para 80 vitesh… Pra ne sot kërkojmë të riaktivizojmë një realitet infrastrukturor komunikimi i një rëndësie të veçantë për zhvillimin rajonal , i cili ekziston dhe ka funksionuar për shume vite, por fatkeqësisht sot nuk po funksionon! Nuk ekziston asnjë rast në botën e zhvilluar që aeroporti të mbyllet, qoftë dhe për arsye të krizave ekonomike, përkundrazi është i sugjeruar si element infrastrukturor që shton kontaktet duke ndihmuar për daljen nga krizat! Një qendër rajonale me standarde evropiane nuk mund të kuptohet pa prezencën e një aeroporti “, shkruan qytetari T. Bilushi, i cili poston edhe foton bashkëngjitur të, por rendit edhe 18 pika të forta, sipas tij, për rivënien në funksion të aeroportit të Gjirokastrës.
Monopoli i fluturimeve ajrore ndërkombëtare që gëzon aeroporti “Nënë Tereza”, sipas kontratës së nënshkruar nga qeveria Nano në vitin 2004 me kompaninë gjermane “Tirana Airport Partners”, kur po rindërtohej aeroporti, ka ndikuar edhe në frenimin e zhvillimit të turizmit në vend për shkak të tarifave të larta. Marrëveshja e koncesionit parashikon përfundimin e ekskluzivitetit në vitin 2024, por mbetet të shihet a do tërhiqet kompania përfituese, përballë projektit të qeverisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/