Deti Adriatik vizitohet nga peshq vdekjeprurës

Deti Adriatik vizitohet nga peshq vdekjeprurës

952
0
Shares

Një nga peshqit më helmues në botë – fugu, është zënë nga një peshkatar në afërsi të Dubrovnikut. Bëhet fjalë për një lloj peshku jashtëzakonisht helmues, konsumi i të cilit shkakton paralizë dhe vdekje.
Kapja e këtij lloji peshku u vërtetua edhe nga Instituti or oqeanografi dhe peshkim në Split, që thekson se helmi i tij është 1.25 herë më vdekjeprurës sesa cianidi. Kjo është hera e dytë vetëm sivjet që në detin Adriatik zihet një lloj i tillë peshku.
Peshku fugu e ka prejardhjen nga Oqeani i Indisë, kurse në Adriatik ka arritur përmes Detit Mesdhe, përkatësisht kanalit të Suezit, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave të detit.
Ekspertët e Institutit në Dubrovnik thonë se ky peshk është gjithnjë e më i pranishëm në Adriatik, ndërsa në Mesdheun lindor është bërë një nga llojet dominuese të peshkut, shkruajnë mediat kroate, transmeton lajmi.net.
Ekspertët paralajmërojnë për nevojën e edukimit emergjent pasi që bëhet fjalë për një lloj vdekjeprurës. Madje, jo vetëm konsumimi i mishit të tij, por edhe kapja e thjeshtë me dorë mund të shkaktojë probleme, andaj preferohet që të përdoren dorezat.
Megjithëse bëhet fjalë për një peshk jashtëzakonisht helmues, mishi i tij tash e shumë shekuj paraqet një specialitet në tryezën japoneze. Mirëpo, atë mund ta përgatisin vetëm kuzhinierët të cilët kanë kaluar aftësimin disa vjeçar për përgatitjen e tyre dhe për këtë përfitojnë licencë përkatëse.
Gjatë viteve të fundit industria farmaceutike po tregon interesim gjithnjë e më të madh për grumbullimin e këtij helmi të quajtur tetrodoksin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY