OSBE e drejtuar nga Serbia, ftesë “provokuese” për Prishtinën

OSBE e drejtuar nga Serbia, ftesë “provokuese” për Prishtinën

747
0
Shares

Nuk besohet se fakti që serbët kryesojnë OSBE te kete nxitur zyrtarë të saj të “provokojnë” autoritetet e Kosovës përmes një ftese që anashkalon marrëveshjen Kosovë-Serbi për aktivitetet rajonale.
Qeveria e Kosovës, në momentin e fundit ka refuzuar pjesëmarrjen në një konferencë rajonale për çështje të pushtetit lokal në Budvë të Malit të Zi, të planifikuar për t’u mbajtur më 5 dhe 6 prill, pasi në ftesë është përdorur fusnota që përcaktohet nga OKB, e cila nuk duhet përdorur në aktivite të rajonit, sipas marrëveshjes Thaci-Dacic. Një zyrtar i Kosovës i tha mediave në Prishtinë
(kallxo.com) se “përderisa OSBE nuk është e gatshme ta harmonizojë agjendën në përputhje të plotë me marrëveshjen e lartpërmendur, është e papranueshme për delegacionin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë konferencë rajonale”.
Por Misioni i OSBE-së në Prishtinë është përgjigjur se “marrëveshja për ‘përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal të marrëveshjes së Brukselit’ nuk aplikohen nga OSBE”. Organizata gjithmonë ka mbajtur qëndrim “neutral ndaj statusit” të Kosovës. Megjitahtë zyrtarët të Kosovës këmbëngulin se përshkrimi që i është bërë Kosovës nga OSBE paraqet “kthim prapa në shumë procese që kanë ndodhur në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY