Instituti i Monumenteve kundër tjetërsimit të Hotel “Dajti”-t, nesër vendimi në Këshillin...

Instituti i Monumenteve kundër tjetërsimit të Hotel “Dajti”-t, nesër vendimi në Këshillin e Restaurimit

114
0
Shares

Hotel “Dajti”, tashmë me pronar Bankën e Shqipërisë e cila ja bleu shtetit shqiptar në vitin 2010, 30 milionë euro, dikur një ndërtesë e rëndësishme në qendrën historike të Tiranës, rrezikon të tjetërsohet pakthyeshmërisht.
Një projekt i cili duket të jetë në prag të miratimit, e kthen Hotel “Dajti”-n në zyra të bankës. Ky projekt është diskutuar në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve, një këshill konsultativ ky dhe jo vendimmarrës, ku mësohet se ka pasur shumë debate dhe kundërshti.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve, specialistë të zëshëm të trashëgimisë në vend, kanë kundërshtuar projektin e kthimit të Hotel “Dajti”-t në zyra të Bankës së Shqipërisë, duke vënë theksin në shkatërrimin e një ndërtese e cila është gur themeli në trashëgiminë e kryeqytetit, për çka anëtarët e Këshillit Shkencor, kanë shfaqur kundërshtinë e tyre.
Sipas tyre, funksioni i ri që propozohet, cenon vlerat për të cilat kjo ndërtesë është vënë në mbrojtje, vlerat për të cilën ka statusin e monumentit të kulturës.
Ndonëse, përfaqësuesit e bankës në mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve mësohet të kenë thënë se do të ruhet një pjesë e strukturës së godinës dhe disa pjesë të saj do të jenë të hapura për publikun, por anëtarët e këshillit theksojnë se pavarësisht aksesit që thuhet se do të ketë për publikun, funksioni i ri që merr ndërtesa, nuk mund të ketë eksesin që ka një hotel, i cili promovon vlerat për një publik tjetër, shqiptar apo të huaj, ndryshe nga ai që do të jetë publiku i një banke. Pra sipas tyre, në rast të miratimit të projektit, kjo godinë historike s’mund të jetë e prekshme për shqiptarët dhe vizitorët e huaj; do të sjellë tjetërsim të godinës…, çka do të thotë shkatërrim të një monumenti.
Projekti i cili e kthen në zyra të bankës, Hotel “Dajti”-n është realizuar nga arkitekti italian Marco Petreschi, i njëjti arkitekt që ka realizuar projektin e restaurimit tërësor të godinës historike të Bankës së Shqipërisë, i cili pritet që nesër ta mbrojë atë në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, këshill vendimmarrës ky i cili drejtohet nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e që pritet të mblidhet mesditën e kësaj së marte.
I projektuar në vitet ‘30-të të shekullit të shkuar nga arkitekti italian Gherardo Bosio, Dajti ka qenë një ndër hotelet më të rëndësishme të Ballkanit për kohën dhe një vepër tepër e rëndësishme në historinë e arkitekturës. Tej projektit, ajo është një godinë historike e kryeqytetit të shqiptarëve që në nisje të viteve ‘90-të ishte një vend pelegrinazhi për turistët e huaj të cilët rendnin të shihnin Shqipërinë komuniste.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/Vendimi_i_Guvernatorit_te_Bankes_hotel_Dajti_edhe_3_vjet_rrenoje_1513_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY