Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjirokastër, kreu i PD-së denoncon LSI-në për tentativë blerje votash dhe presionin ndaj administratës

04/05/2015
Gjirokastër, kreu i PD-së denoncon LSI-në për tentativë blerje votash dhe presionin ndaj administratës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Gjirokastër, Roland Bejko ka denoncuar në një dalje publike, tentativën për blerjen e votave në Gjirokastër, nga ana e LSI-së, si edhe presionin ndaj Administratës, për votat e zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.
“Disa ditë më parë LSI nën siglën e Kryqit të Kuq,  (LSI) shpërndahu ndihma për familjet e varfra me pretekstin për të ndihmuar familjet e përmbytura nga reshjet e shiut të para disa muajve në shkëmbim të votës. Lind pyetja kur u përmbytën lagjet e sipërme të qytetit Manalat, Dunavat, Cfakë, lagja Puntore etj?, shprehet Bejko, i cili shton se, është amorale dhe e paligjshme tendenca për të shfrytëzuar varfërinë në shkëmbim të votës. Maskarada të tilla vetëm LSI di të realizoje”.
Më tej, kreu i PD-së së Gjirokastrës rendit institucionet publike, vendore, ku bëhet presion  ndaj administratës për ti detyruar ët votojnë kandidaten e LSI-së për bashkinë e Gjirokastrës.
“Presioni ndaj Administratës Publike, ku përfshihet Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Spitalit Rajonal, Sigurimet Shoqërore dhe drejtoritë e tjera, sidomos ato që drejtohen nga militantët e LSI-se duke i detyruar punonjësit e administratës të votojnë kandidaten e LSI-së, përndryshe do të humbasin vendin e tyre të punës. Mbledhja e informacionit personal duke u fotokopjuar kartat e identitetit dhe regjistruar qendrat e votimit ku ata votojnë është një shkelje flagrante e fshehtësisë së votës si një nga parimet bazë të Kushtetutës”, denoncon më tej Bejko.
Për kreun e PD-së, duke marrë si rast ët veçantë Televizionin Publik Gjirokastra, shprehet se, “Konstatojmë se mediat janë kapur tërësisht nga LSI, dhe veçanërisht mediat dhe gazetarët lokale të cilat po mbahen peng me premtime dhe kërcënim. Policia e Shtetit mesa duket ka mare përsipër një mision politik nga Deputeti Tavo: Të boshatisë Lazaratin nga banorët e tij. Arrestimet e ditëve të fundit një vit pas operacionit për eliminimin e kanabisit në këtë fshat dhe kërcënimi me arrestime të tjera si dhe prania e shumë forcave policore dhe postblloqet e panumërta që kanë pushtuar sërish fshatin Lazarat, ushtrojnë presion deri në bezdisje mbi banorët e këtij fshati pa dallim moshe duke jua bërë jetën të vështirë e duke i detyruar për pasoje të braktisin shtëpitë e tyre para zgjedhjeve”.
Duke bërë apel ndaj policisë dhe LSI-së, për të hequr dorë nga format e presionit, Roland Bejko shprehet se, “Partia Demokratike premton në vend të mashtrimeve, punë dhe dinjitet për të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh politike!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.