Vendimi i Guvernatorit të Bankës, hotel “Dajti” edhe 3 vjet rrënojë

Vendimi i Guvernatorit të Bankës, hotel “Dajti” edhe 3 vjet rrënojë

71
0
Shares

Miliona para të tjera do shpenzohen për hotel “Dajtin” në tre vitet e ardhshme duke e kthyer atë në godinën që kushtoi më shumë për t’u shkatërruar se sa për rikonstruksion.
Që prej vitit 2010 kur hoteli i famshëm i Tiranës u ble nga banka Qendrore ai po kthehet dalëngadalë në një rrënojë, pasi i janë hequr mermerët e shtrenjtë dhe të gjitha pajisjet. Ndërkohë paguhet për skelat, rojet, energjia dhe taksa të tjera prej pesë vitesh. Duke llogaritur edhe tri vite të tjera hoteli bën tetë vjet që qëndron si muranë në mes të Tiranës duke shpenzuar para pa kryer asnjë shërbim.
Hotel “Dajti” konsiderohej nga specialistët si një ndër godinat më arkitekturën më të mirë në Tiranë. Disa herë kanë dështuar privatizimet e tij për shkak të influencave të ndryshme. Ai ka një pozicion mjaft të lakmueshëm në qendër të Tiranës, fqinjë me vilën mbretërore, kalanë e Tiranës, kishën katolike dhe parkun Rinia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY