Në disa vende ekzistojnë stereotipe që janë të lidhura me karakteristika të caktuara të njerëzve, si: sjelljet e tyre apo çfarë u pëlqen të flasin, punojnë, hanë ose pinë. Nga kërkimet e tyre në “Google” del se në Shqipëri më së shumti u kërkua buka ndërsa në Kosovë muajin e fundit u kërkua birrë
Edhe pse traditat apo karakteristikat e vendeve të veçanta dallojnë, paragjykimet ekzistojnë. Por, kërkimet e njerëzve në “Google” pohojnë ndryshe transmeton Telegrafi.
Kështu, gjermanët asocojnë me birrën, ndërsa Turqia me qilima, kurse pajisjet elektrike janë shenjë dalluese e Japonisë. Megjithatë, këto gjëra nuk janë ato që shumica e njerëzve i kërkojnë në internet, bazuar në hulumtimin ka rezultate të ndryshme.
Këtë muaj, kompania që merret me vlerësimet e kostos “Fixr.com”, bëri një hartë të veçantë të botës, në të cilën janë paraqitur “objektet që janë kërkuar më së shumti në ‘Google’”.
Rezultatet janë larg nga të besueshmet për shkak se ato janë bazuar në historinë e kërkimit në “Google”, kohën dhe vendin.
Disa nga rezultatet që kanë dalluar me të vërtetë janë disi interesante, por janë problematike: njerëzit duan të dinë se sa kushton aeroplani MiG në Rusi, në Brazil kërkojnë të dinë sa kushton një natë me një prostitutë, ndërsa Koreano Jugorët hulumtojnë çmimet e ndërhyrjes kirurgjike në hundë. Vlen të theksohet se gjermanët janë interesuar më tepër për automobilat e markës BMË, ndërsa britanikët për studime.
Sipas këtyre rezultateve kosovarët muajin e fundit kërkuan birrë, ndërsa në Shqipëri më së shumti u kërkua buka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/