Policia nepaleze ka bërë të ditur se numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i së shtunës ka shkuar në mbi 6.200, ndërsa të lënduar janë rreth 14.
000.
Sipas ‘The Himalayan Times’, vetëm në distriktin e Sindhupalchoëk, më i godituri nga tërmeti i 25 prillit, numërohen deri tani 1567 viktima dhe 3000 të zhdukur.
Por, pas nxjerrjes gjallë të një fëmije 4-muajsh nga rrënojat 22 orë pas tërmetit shkatërrimtar, një tjetër mrekulli vjen nga Nepali: një 24-vjeçare ka mbijetuar nën rrënoja për 128 orë dhe është arritur të nxirret nga skuadrat e shpëtimit.
Krishna Devi Khadka është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/