Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha reagon për deklaratat e Ramës: Fajësimi i popullit shenja e çmendurisë së çdo sundimtari, shenja e vdekjes së çdo regjimi

01/05/2015
Basha reagon për deklaratat e Ramës: Fajësimi i popullit shenja e çmendurisë së çdo sundimtari, shenja e vdekjes së çdo regjimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama se shqiptarët duhet ta kërkojnë punën dhe të mos presin t’ju vijë te dera.
Për kreun e PD-së, kur një sundimtar akuzon popullin, regjimit të tij i ka ardhur fundi.
“Kryeministri i të keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve. Dy ditë më parë na quajti popull me varfëri aspiratash, sot na akuzon si popull që nuk e duam punën. Papunësia u rrit me 7 për qind në këto 20 muaj sepse kryeministri i të keqes rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese dhe nisi në eksod kapitalin dhe investimet, shkatërroi mijëra vende pune dhe hodhi në mes të katër rrugëve nëna, baballarë dhe të rinj. Shqiptarët ikin se nuk kanë punë, bukë dhe shpresë, ky i fajëson se nuk duan të punojnë dhe se kanë varfëri aspiratash. Kryeministri i të keqes ka humbur çdo lidhje me realitetin, nuk ka zgjidhje për ekonominë dhe punësimin por vetëm vrer dhe akuza ndaj popullit të tij. Fajësimi i popullit është shenja e çmendurisë së çdo sundimtari, shenja e vdekjes së çdo regjimi. Është koha të shpëtojmë prej kësaj të keqe”,  shkruan Lulzim Basha në “Facebook”.
Më herë Edi Rama, ndërsa vizitoi ambientet e Panairit të Punës, tregoi edhe një episod, sipas tij, për njërin që kërkonte punë.
“Kam dëgjuar këto ditë se sapo u lajmërua çelja e Panairit të Punës nisi kori i kukuvajkave se kjo është shfaq elektorale. Ndaj ka arritur të kemi dhe një episod për një që ishte i pashpresë dhe donte punë. E morë na tel dhe i thash shko te Panairi i Punës dhe provo shansin tënd. Pse më tha ca jam unë? Të më përdorni mua për fushatë?…”, deklaroi Rama, deklaratë e cila u pasua nga reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.