“Sigurisht që ka njerëz që nuk janë dakord me mua, unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, meqë i kam përballë, meqë më kanë përballë, kam arsye t’jua them. Ka shumë kolegë që më kundërshtojnë dhe më thonë, s’ke të drejtë. Papunësia nuk është rritur, borxhi nuk është rritur, taksat janë balancuar. Unë i kuptoj të gjithë ata që nuk mendojnë si unë dhe i mirëkuptoj bile, bile i inkurajoj që të flasin më shumë. Siç ka shumë të tjerë që mbase kanë nevojë të mbarojnë një punë, sepse të mbarosh ndonjë punë me këtë qeveri është shumë e vështirë dhe nëse duan të mbarojnë ndonjë punë qoftë edhe duke më sharë mua, le ta bëjnë dy herë, tre herë, katër herë, 10 herë, deri sa ta mbarojnë punën. Se nëse mbarojnë një punë duke më sharë muaj, kostoja ime është shumë e vogël para asaj që mbarojnë ato, për vete apo për ndonjë fukara që i vjen nga zona, edhe këta i mirëkuptoj.
Këta që akuzojnë mua e bëjnë që të mbarojnë një punë për vete.
Shqipëria kështu është, ka pasur gjithmonë tendera që nuk mbarojnë. Por ka edhe disa të tjerë që fatkeqësisht më kanë thënë javën e fundit që unë flas me gjuhën e Saliut. Edhe këta më kanë detyruar sot të flas. Do t’u them një gjë këtyre, që mbase nuk e dinë. Saliu është një fantazëm dhe fantazma ka një veti. Disa e ndjekin dhe e ndjekin. Do ju them kush e ndjek Saliun. Kam një pyetje për ju që më thoni mua flas me gjuhën e Saliut dhe kam një pyetje për të gjithë shqiptarët se ata e kuptojnë më mirë se kaq sa e them unë. Mua Saliu as më ndjek, e as s’e ndjek. E ndjekin ata si puna ime që thonë se papunësia në Shqipëri është rritur në dy vjet, apo e ndjekin ata që kanë thënë do fusin 300 mijë veta në punë, sot thonë se kanë futur 92 mijë veta në punë, ndërkohë që Shqipëria po zbrazet, Kukësi, një fshat në ditë dhe një lagje në ditë.
Kush po e ndjek Saliun, ne që e themi apo ju që qeverisni? Kush e ndjek Saliun, ata që thonë se një shqiptar i varfër merr më pak para nga shteti, apo ata që kanë mundësi që 100 mijë familje në Shqipëri, që i nxjerrin nga mjerimi, i cili u kushton atyre më pak se 2 mijë lekë në ditë? Po kush po e ndjek fantazmën e Saliut? E ndjekin ata që thonë se çmimi i energjisë është rritur? Siç jam unë njëri prej tyre dhe them po, çmimi i energjisë është rritur dhe kjo është kaq e vërtetë saç është sot që është e vërtet që është e enjte dhe që nesër do të jetë e premte, 1 maj, po kaq e vërtetë është. Kush po e ndjek Saliun, ata që rrisin çmimin e energjisë, apo ata që enegjinë që ne prodhojmë e shesin më lirë dhe energjinë që ne blejmë e shesin më shtrenjt. Kush pra, e ndjek Saliun në Shqipëri? Ata që thanë do të ulim borxhin dhe unë isha njëri në fushatë që thash se duhet të ulet borxhi publik, apo ata që aknë çuar borxhin publik mbi 7 miliardë dollarë sot dhe që nuk duan as ta pranojnë këtë gjë.
Kush pra po e ndjek Saliu, ata që thotë që sot po humbim popullsinë, sot po humbim një lagje, po humbim një fshat, një qytet dhe nëse vazhdojmë kështu Shqipëria mund të shpopullohet për shkak të papunësisë, varfërisë, keqqeverisjes, apo ata që thonë Shqiptarët po ikin se i do Gjermania për hidraulik apo elektricist?
Kush e ndjek Saliun pra? Ata që flasin si Saliu dhe që nuk kanë guximin në dy javë të thonë shqiptarëve mos ikni nga Shqipëria.
A keni dëgjuar njeri që thotë mos ikni nga Shqipëria nga kjo qeveri? Epo unë nuk jam njëri prej tyre nëse nuk e bëj këtë. Unë nuk mund të pranoj që ka dy javë qeveria që nuk i thotë asnjë shqiptare mos ikni nga Shqipëria se unë do bë këtë, do rris pagat, do rris pensionet, do rris ndihmën ekonomike, do çoj investime aty ku ti jeton keq, do të rregulloj shkollën në mënyrë që mos të shkosh në Gjermani për t’u bërë hidraulik ku mund të jesh mësues këtu. Mund të jesh turist, njeri që i shërben turizmit në Urikum.
Pse pra po ikin këta? Po ikin se po flas unë? Kush po e ndjek fantazmën e Saliut? Kush e ndjek fantazmën e Saliut? Po jua them unë, ata që qeverisin si Saliu.
Kush e ndjek Saliun, ata që thonë se arsimi publik duhet të dominojë në Shqipëri apo ata që kanë sjellë një ligj në Parlament i cili parashikon që me taksa publike nga universitetet publike, nga taksat tona të përbashkëta, të financohen universitetet private që Saliu i ngriti dhe i ktheu në kioska pune. Se me këtë erdhëm në pushtet ne, duke qenë se Saliu i ktheu universitetet private në kioska pune.
Çfarë po i bëjmë sot? Po i detyrojmë taksat publike të paguajnë universitetet private. E pra, kush po e ndjek Saliu? Ata që e thonë, apo ata që e bëjnë këtë gjë? Kush e ndjek Saliun, kush e ndjek fantazmën e Saliut, ata që thonë se nuk është e drejtë të jetë ky terror mbi fukarenjtë e Shqipërisë, apo këta që sollën një ligj dhe mezi u bindën që ta ndryshojnë që mos t’u vihet sekuestro shtëpive të fukarenjve?
Kush pra po e ndjek Saliun? Kush po qeveris si Saliu?
Ja pra, po jua them unë. Fatkeqësisht po qeverisin këta, po qeverisin si Saliu, pa Saliun. Këtë gjë unë s’mund ta pranoj. Nuk mund ta pranoj, sepse nuk mund të pranoj që me njerëzit që unë kam ardhur në pushtet, njërëzit që i kam kërkuar vota, programi me të cilin kam marrë vota, të përfundoj si Saliu, të jetë si Saliu.
E pra, kush e ndjek Saliun? Ata që sollën kriminelët në Parlament? A ka njëri këtu në Parlament, kryetar partie nga të gjitha anët, përfshi edhe ky i partisë sime, që t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve? A ka arsye për të kërkuar ndjesë që ky Parlament u mbush me kriminelë? A ka arsye për të kërkuar ndjesë që njerëzit mendojnë se të jesh i pasur, të vrasësh, të shesësh drogë, se makina jote nuk kapet nga kokaina që ke në makinë? Kush i futi këta në këtë Parlament? I futa unë që po e them, apo shumica e këtij Parlamenti? Jo. 90 për qind e këtij parlamenti nuk kanë faj, janë burra dhe gra nga të dyja palët të ndershëm që nuk kanë lidhje me krimin, por dikush i futi.
E pra, kush bën si Saliu, ai që futi kriminelët në Parlament, apo ne që po e themi që në këtë Parlament nuk bashkëjetohet me kriminelë, se në këtë parlament nuk ka arsye që makina ime të mos kontrollohet nëse unë eci me shpejtësi. Po pse pra paska arsye që makina e dikujt të ketë imunitet kur policia thotë jo, dyshoj se ke dhe e firmosin 9 policë që ke brenda një kriminel të penalizuar. Kush pra do pranonit ju që mua të më vihej një mandat arresti dhe ky mandat të mos ekzekutohej se jam deputet i shumicës.
A ka këtu arsye për të kërkuar ndjesë? Unë mendoj se ka. E pra, kush e ndjek Saliu, unë që po e them, apo ata që po e bëjnë. Unë besoj se ka shumë njerëz këtu mbas meje që po ndjekin Saliun dhe kjo është arsyeja që nuk dua t’i lejoj. Nuk ka pse rrezikohet Shqipëria të ketë një qeverisje inerciale. Në 10 vitet e fundit iku Saliu, qeverisi si Saliu, pa Saliu. Ju e dini pra këtë gjë, ju që keni vendos ta ndiqni fantazmën e Saliut.
Fantazmat janë si hijet, nëse i ndjek, hija të ndjek, por fantazma ka edhe një problem tjetër, duan shoqëri fantazmat, se s’rrinë dot vetëm. E di kush po i bën shoqëri fantazmës së Saliut? Këta që kam unë mbrapa. Dhe po ju them shokëve të mi, mos u bëni shoqëri me Saliun, nuk mund të jeni shok me Saliu. Ju jeni shokët e mi dhe kjo nuk funksionin. Dhe nëse do të kem mundësi ta them përditë këtë gjë, që jo, nuk duhet të qeverisim si Saliu, do ta them deri në fund. Edhe me koston që ju thoni po flet si Saliu. Unë nuk flas si Saliu. Unë dua që ju mos të jeni si Saliu. Dhe do të bëj çdo gjë deri në fund që kjo gjë të mos ndodhë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/