Seksi në 2050? Marrëdhëniet intime me robotë, do të falin më shumë...

Seksi në 2050? Marrëdhëniet intime me robotë, do të falin më shumë kënaqësi

97
0
Shares

Seksi në 2050 do të jetë më shumë mendor sesa fizik dhe do të falë më shumë kënaqësi.
Kështu pretendon terapistja amerikane Laura Berman në një intervistë për “The Wall Street Journal”.
Sipas Berman, kjo mënyrë e së ardhmes për të kryer marrëdhënie seksuale, jo vetëm që do të japë më shumë kënaqësi, por do të përmirësojë ndjeshëm edhe jetën seksuale të personave me aftësi të kufizuar.
Por sipas mjekes, seksi në të ardhmen do të përfshijë gjithashtu më shumë teknologji.
Berman kujton se futuristët besojnë se brenda 10 – 15 viteve do të ketë robotë të cilët njerëzit do të përkëdhelin e do të kryejnë marrëdhënie intime.
Një ndër këta persona që besojnë në këtë të ardhme është Robin Elenga, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë të “sex toy”(lodrat e seksit) robotike, “Revel Body”.
Më herët gjatë këtij vitit Elenga deklaroi se besonte se shumë shpejt, robotët të zëvendësojnë lodrat e seksit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY